Kvara-Lukaku dyshe e frikshme e Napolit, skuadra e Rrahmanit mposht Cagliarin

Skuadra e Napolit a ka shënuar një fitore të lehtë në ndeshjen e javës së katërt në Serie A, pasi mposhti 4:0 Cagliarin.
Qysh në minutën e 18’të, mysafirët shënuan me anë të Di Lorenzo-s, shkruan Indeksonline
Në pjesën e dytë, ekipi i Antonio Contes shënoi edhe tri herë tjera.
Fillimisht Kvaratskhelia shënoi për 2:0 në minutën e 66’të, Romelu Lukaku në minutën e 70’të dhe Bungoiorno në sekondat e fundit e vulosi fatin e këtij takimi për 4:0.
Në këtë ndeshje luajti kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani i cili u vlerësua me notën 7.5 nga “Flashscore”.
Me këtë fitore, Napoli shkon në kuotën e nëntë pikëve në pozitën e parë në tabelë.//Indeksonline/
🚨🇮🇹 GOAL | Cagliari 0-3 Napoli | Lukaku
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) September 15, 2024
LUKAKU MAKES IT THREE !!!!!!!!!!!pic.twitter.com/YC0pmjRZwN