Ky 16- vjeçar është futbollisti më i shpejt i Man Utd-së
Me lojtarët si Rashford, Martial dhe Daniel James, Manchester United-ja e kanë shpejtësinë e nevojshme për t’i shkaktuar telashe çdo mbrojtjeje.
Por, duket se është një tjetër lojtar sulmues në klub që është edhe më i shpejt se këta tre.
Emri i tij është Deji Sotona dhe është vetëm 16 vjeç, shkruan Indeksonline.
Sipas “Daily Mail”-it, Sotona është lojtari më i shpejt në Old Trafford, që ka thyer rekordin së fundmi me një sprint rekord, të mbajtur më herët nga Diogo Dalot.
Në testimet e skuadrës, Sotona regjistroi shpejtësi 22.9 mph, më shumë se 1.2 mph se Dalot.
Deji Sotona për momentin luan për ekipin U18 të “Djajve të Kuq”./Indeksonline/