75 Mall Live Search
17:37 / E Martë, 12 Mars 2019 / indeksADMonline

“Ky album është kurë për zemrën e secilit që dashuroi të paktën një herë”

Javën që lamë pas, përmes një koncerti, këngëtarja shqiptare, Altuna Sejdiu e njohur si Tuna iu rikthye audiencës.

Ajo lansoi albumin e saj më të ri i cili mbanë titullin “ForTuna”, ndërsa përmes një statusi në llogarinë Instagram ka falënderuar të gjithë ata që shkuan për ta dëgjuar atë në koncert, ndërsa ka treguar përmbajtjen e këngëve të saj.

Ky është postimi i saj:

Ende jam duke i procesuar mesazhet dhe telefonatat e atyre që dëgjuan live ForTunën… këtë roman të shkrirë në 7 kapituj. Me padurim pres që edhe ju të tjerët të më tregoni përshtypjet pasi ta “lexoni”. Do të gjeni veten në faqet e tij, ju garantoj… diku mes dorëzimit, përgjërimit, urrejtjes e dashurisë… do të gjeni edhe forcën për të falur… madje më së shumti veten. Vetëm nëse jeni gati të kuroheni. Ky album është kurë për zemrën e secilit që dashuroi… së paku një herë. Është epos për fortunat e një zemre… Fortunat tona le te jenë këngët më të bukura