75 Mall Live Search
22:15 / E Enjte, 04 Korrik 2024 / Gj. Sh

Ky burrë kaloi tri ditë në kanalizim për eksplorim … por gjërat shkuan keq

Një “vaki” jo shumë e zakonshme ka ndodhur së fundmi në qytetin Leon, një vend ky në veripërendim të Meksikës.

Një burrë i quajtur Antonio vendosi të eksploronte rrjetin e kanalizimeve të qytetit.

Por, fatkeqësisht gjërat nuk shkuan sipas planit të tij, shkruan metro.co.uk.

Fatkeqësisht ai humbi, pasi nuk gjeti rrugëdalje.

Kësisoji, Antoni nisi të thërrasë për ndihmë pas tre ditësh qëndrimi brenda kësaj puseteje.

Thuhet se ai ka hyrë në sistemin e kullimit, që ndodhet në një lumë aty pranë, pas së cilës humbi orientimin dhe u zhduk në një labirint të errët.

Pamjet e operacionit të shpëtimit janë bërë virale në rrjetet sociale dhe ne shohim një burrë që del në sipërfaqe, qartësisht i munduar nga përvoja.

Ndryshe, Antonio është dërguar menjëherë në spital, por nuk dihet gjendja e tij. /IndeksOnline/