17:36 / E Mërkurë, 21 Mars 2018 / indeksADMonline

Ky deputet anuloi udhëtimin në Gjermani për shkak të Demarkacionit

Deputeti nga radhët e Partisë së Ashkanlive për Integrim me anë të një deklarate për media ka treguar se ka anuluar udhëtimin e tij për në Gjermani, ku atje siç ka thënë Arifi e ka djalin për trajtim mjekësor.

“Unë Hetem Arifi deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovë nga radhët e Partisë të Ashkanlive për Integrim, dje kam rezervuar një biletë aeroplani me relacion Prishtinë – Dussedorf për ditën e sotit që të udhëtoj në ora 17:00 h. Qëllimi i udhëtimit tim ishte të jem prezent në trajtimin mjekësor të djalit  tim në Gjermani. Pas përfundimit të debatit dje në Kuvend , deri në orët e vona të mbrëmjes, kam menduar dhe shpresuar që sot do të kemi vetëm votimin, duke e ditur që debati dje është përfunduar. Por sot ndodhi një situatë ndryshe, jo e mire,  siç po  e shini të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka thënë deputeti Arifi.

Arifi ka treguar se ka anuluar udhëtimin e tij për shkak të votimit për demarkacionin.

Sipas Arifit lëvizja e lirë e tyre dhe proceset e Kosovës janë më të rëndësishme.

“Unë kam vendosur të jem besnik ndaj votuesve të mi, kam vendosur të anuloj  udhëtimin tim ,edhe pse birin tim e dua shumë dhe i dëshiroj shërim, por qytetarët e Kosovës, lëvizja e lirë e tyre dhe proceset e Kosovës janë më të rëndësishme. Demarkacioni dua të votoj PRO që Kosovës të i hapen rrugë drejt liberalizimit vizave.”, ka thënë Arifi i cili i ka publikuar edhe biletat dhe faturën ku djali i tij është në trajtim.