08:00 / E Diele, 27 Maj 2018 / indeksADMonline

Ky deputet i Kuvendit i reagon Janjiçit: Zhvillimi i Komunës është interes i Manastirit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe ish-kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj ka reaguar ndaj përpjekjeve të igumenit të Manastirit të Deçanit, Sava Janjiçi për të bllokuar punimet në rrugën Deçan – Plavë.

“I ftoj përfaqësuesit e Manastirit që të bashkëpunojnë me Komunën dhe t’i shtyjnë përpara projektet që janë edhe në interes të vetë Manastirit!” ka vlerësuar Selmanaj.

Postimi i Selmanajt në Facebook: Qytetarë të nderuar!

Sot paska reaguar prap Sava Janjiçi lidhur me rrugën Deçan- Plavë! Nuk mendoj se bllokimi i zhvillimit të Komunës është interes i Manastirit, përkundrazi! I ftoj përfaqësuesit e Manastirit që të bashkëpunojnë me Komunën dhe t’i shtyjnë përpara projektet që janë edhe në interes të vetë Manastirit! Rruga tranzit e bllokuar në vitin 2007, u zhbllokua në takimin e thirrur nga ambasador francez sipas kërkesës sime! Atëhere kisha marr premtimin e qeverisë por projekti vazhdonte të mbetej i bllokuar prandaj në ambasadën franceze ishte mbajt takimi me temen; ndertimi i rrugës Deçan-Plavë! Në takim ishin, kryeministri Hashim Thaqi, Samuel Zhbogar, ambasadori amerikan kristofer Dell, Sava Janjiq, Rasim Selmanaj i shoqeruar nga drejtorët ,Ramë Melaj dhe Agron Demukaj!

Nga ky takim u zhbllokua ky projekt dhe para 4 viteve kishte filluar ndertimi i kësaj rruge ku u asfaltuan dy km e dy të tjera u hapen, por nuk u perkrah nga qeveria Mustafa! Tani kur ky projekt e ka përkrahjen e qeverisë Haradinaj, pengesat janë të papranueshme dhe jo të shendetshme per Manastirin! Deshiroj t’ia rikujtoj z. Sava qe ne kishim një memorandum per asfaltimin e rruges egzistuese në gjatësi 2.4 km në zonën e mbrojtur, prandaj vazhdimi i asfaltimit të rrugës egzistuese është parasegjithash në të mirë të Manastirit! Komuna dhe kryetari Ramosaj kan te drejtë! Nga dy rrugë të “ndaluara” kishim dy rrugë që u nisen prandaj ato duhet të vazhdojnë sepse ligji mbi zonen e mbrojtur nuk e ndalon kur egziston vullneti!