75 Mall Live Search
12:49 / E Martë, 23 Gusht 2022 / AR

Ky detaj e zbuloi gjininë e bebes së Einxhel

Pak ditë më parë Monika Lubonja uroi Einxhelin për shtatzëninë duke përmendur se çifti do bëhet me princeshë.

Mirëpo shumë shpejt Einxhel e mohoi që ta kenë zbuluar gjininë e fëmijës dhe Monika thjesht bëri një aludim.

Megjithatë duket se Einxhel vërtet po pret një vajzë. Nuk e dimë nëse e keni vënë re, por kohët e fundit moderatorja është veshur me rozë kaq shpesh, gjë që për ndjekësit është marrë si konfirmim që bebi është vajzë.

Që nga postimet nga pushimet, fotot me Dagz e deri tek daljet në ekran, Einxhel duket se na ka dashur të na e zbulojë gjininë e fëmijës me veshjet e saj rozë.

Megjithatë për sa kohë moderatorja dhe Dagz nuk e kanë konfirmuar ende, kjo mbetet thjesht një aludim.