16:31 / E Hënë, 04 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ky djalë bën seks vetëm me femra nga strip klubet, por ja çka po e mundon

E dashura Deidre, kam bërë seks me një vajzë që e kam njohur në një “strip club”. Nuk përdorëm as mbrojtje gjatë marrëdhënies dhe kjo më bën të ndjehem shumë i palumtur me veten.

Mendoj se këtë gjë po e bëj vetëm sa për ta larguar vetën nga çështjet e rëndësishme, transmeton Indeksonline.

Kam pasur një fëmijëri të paqëndrueshme shkaku i prindërve të mi dhe lidhjes së vështirë që ata kanë pasur me njëri-tjetrën. Kjo ka ndikuar në mua dhe kam vuajtur herë pas here nga depresioni.

Kam pasur një lidhje të gjatë, 3 vjeçare me një vajzë. Seksi ishte perfekt por vetëm kjo na bashkonte, asgjë tjetër, andaj edhe i dhamë fund.

Që nga ajo kohë, vazhdimisht kryej marrëdhënie me vajza nga strip klubet.

Njëherë e kam lënë shtatëzënë një vajzë, por e kam larguar dhe nuk e di më çka është bërë me të.

Jam fajtor që shkoj nëpër strip klube, por rregullimi i jetës sime duket aq i vështirë.

Kam vendosur për një fillim të ri, si dhe të shkoj në universitet. Jam 25 vjeçar dhe kjo është ajo që kam dashur ta bëj tash e sa kohë.

Por, kam një frikë se do vdes i vetëm dhe bosh.

Përgjigja e Deidre: Ju po e përdorni seksin sikurse ata persona që e përdorin drogën dhe alkoolin, transmeton Indeksonline, në mënyrë që të bllokoni dhimbjen që ndjeni.

Por, duket se tashmë e keni kuptuar se ju në fakt vetëm po i shtoni dhimbje vetes – dhe ndoshta edhe po u shkaktoni probleme njerëzve të tjerë.
Duhet të nisni një fillim të ri./Indeksonline/