14:03 / E Martë, 24 Nëntor 2020 / OSH

Ky djalosh sot pritet të thyej dy rekorde historike në Champions League

Youssoufa Moukoko është ftuar për herë të parë për një ndeshje të garave evropiane me Borusia Dortmundin.

Supertalenti i lindur në Kamerun ka shansin e madh që të thyej rekorde historike në Ligën e Kampionëve.

Në rast se Favre e inkuadron në lojë në përballjen që Dortmund e luan ndaj Brugges, Moukoko do të jetë futbollisti më i ri ndonjëherë që luan në Champions League, shkruan Indeksonline.

Nëse luan në ndeshjen e sotme, Moukoku do të ketë 16 vjet e 4 ditë, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm të Celestine Babayaro , i cili luajti në 16 vjet e 84 ditë për Anderlechtin me 23 nëntor të vitit 1993.

Nëse Moukoko shënon sot gol, ai do të thyej rekordin e Ansu Fatit si golashënuesi më i ri në këtë garë.

Moukoko të shtunën ka thyer rekordin në Bundesliga duke u bërë më i riu që luan në këtë ligë me 16 vjet e 1 ditë./Indeksonline/

Berlin (Germany), 21/11/2020.- Dortmund’s Youssoufa Moukoko in action during the German Bundesliga soccer match between Hertha BSC Berlin and Borussia Dortmund in Berlin, Germany, 21 November 2020. (Alemania, Rusia) EFE/EPA/CLEMENS BILAN / POOL CONDITIONS – ATTENTION: The DFL regulations prohibit any use of photographs as image sequences and/or quasi-video.