75 Mall Live Search
11:53 / E Hënë, 12 Prill 2021 / Blerim

Ky do të jetë gjyqtari i ndeshjes Liverpool – Real Madrid

UEFA ka deleguar gjyqtarët për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

Gjyqtari holandez, Bjorn Kuipers është deleguar në duelin ndërmjet Liverpool dhe Real Madrid.

Ndërsa në sfidën ndërmjet Manchester Cityt dhe Borussia Dortmund, drejtësinë do ta ndajë spanjolli, Carlos del Cerro Grande.

Po ashtu në sfidën ndërmjet Chelseat dhe Portos do ta drejtojë francezi Turpin dhe në duelin PSG- Bayern do të jetë në krye italiani, Danielle Orsato.