17:55 / E Hënë, 22 Mars 2021 / Blerim

Ky do të jetë kabineti i Qeverisë Kurti

IndeksOnline ka siguruar emrat e Qeverisë së re e cila pritet për pak që të votohet në Kuvendin e Kosovës.

Zëvendëskryeministër është propozuar ish-ministri i Financave Besnik Bislimi, ndërkohë zëvendëskryeministre dhe Ministre e Punëve të Jashtme do të jetë Donika Gërvalla nga Lista “Guxo”.

Zëvendëskryeministre nga komunitetet do të jetë Emilia Rexhepi. Ndërkohë që ministër i Financave është propozuar Hekuran Murati.

Ministre e Drejtësisë është propozuar Albulena Haxhiu, Ministër i Shëndetësisë, Arben Vitia, Ministër Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, Ministër i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Hajurllah Çeku, Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Kraniqi, Ministër i Mjedisit, Planifikimit  Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Ministër i Bujqësisë Zhvillimit Rural dhe Pylltarisë do të jetë Faton Peci. Ndërsa  Ministër i Mbrojtjes do të jetë Armend Mehaj, Ministër i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, Ministër i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, Ministre e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ministër i Zhvillimit Rajonal Fikrim Damka.

Ndërsa ministër për Komunitete dhe Kthim nuk ka emër por është e rezervuar për Listën Serbe