17:06 / E Enjte, 11 Gusht 2022 / Gj. Sh

Ky do të jetë klubi i ri i Dardan Berishës

Dardan Berisha nuk është më pjesë e KB Peja.

Basketbollisti kosovar e ka bërë të ditur vendimin e tij për t’u larguar nga “Karagaçi” përmes një njoftimi të bërë në rrjetet sociale.

i i ka falënderuar tifozët për përkrahje, ndërsa këto vite në Pejë i ka konsideruar si të jashtëzakonshme dhe të paharrueshme.

Përfaqësuesi kosovar largohet kështu për herë të dytë nga “Verdhezinjtë”, me të cilët nuk arriti ta fitonte titullin e kampionit të Kosovës.

Sidoqoftë, me pejanët ai e fitoi Ligën Unike dhe Kupën e Kosovës në vitet e fundit.

Ndërkohë, edhe pse ai nuk e ka bërë të ditur klubin e ri, “Gazeta Express” mëson se “Dali” pritet të rikthehet tek Sigal Prishtina, aty ku e arriti kulmin e karrierës dhe sukseset e njëpasnjëshme.

Dardan Berisha konsiderohet si njëri prej basketbollistëve më të mirë të pasluftës në Kosovë.