13:11 / E Martë, 04 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Ky do të jetë mysafiri i parë i Kurtit, në Zyrën e kryeministrit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot edhe zyrtarisht ka marrë postin e shefit të Ekzekutivit.

Menjëherë pas mbledhjes së Qeverisë, Kurti e nisi ditën me shumë aktivitete. A filloi me homazhe te kompleksi memorial, “Adem Jashari”, në Prekaz.

Pasdite ai do të kthehet në zyrë për ta pritur diplomatin amerikan, ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett.

“Kryeministri Albin Kurti, pret në takim, ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, z. Philip S. Kosnett”, thuhet në agjendën e kryeministrit, njofton zyra e tij.