Ky do të jetë nënkryetari i Komunës së Vushtrrisë

Është zgjedhur nënkryetari i ri i Komunës së Vushtrrisë.
Burime të Indeksonline kanë konfirmuar se bëhet fjalë për anëtarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Shpëtim Zhegrova.
Zhegrova ka lindur në Vushtrri dhe është ndërmarrës në sektorin e ndërtimeve.
Ai është jurist me profesion dhe pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës që nga vitet e para të themelimit.
Zhegrova, për një kohë të gjatë, ka qenë edhe kryetar i Rinisë Demokratike në Vushtrri.
Për më shumë se 10 vite ka qenë anëtar i Kuvendit Komunal të Vushtrrisë, kurse në vitet 2013-2017 ishte edhe kryesues i Kuvendit.
Zhegrova do të jetë nënkryetar i udhëheqësit të Vushtrrisë, Ferit Idrizit./Indeksonline/