19:40 / E Hënë, 20 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Ky do të jetë trajneri i ardhshëm i WBA-së? (Foto)

West Bormwich shkarkoi trajnerin Tony Pulis, për shkak të rezultateve tejet të dobëta gjatë këtij sezoni në Premierligë.

Pulis kaloi dy vite te WBA-ja, por me humbjen e fundit kundër Chelseat, rruga ideale ishte largimi, transmeton IndeksOnline.

Mediat britanike shkruajnë se drejtuesit e klubit nga Anglia janë duke menduar për një trajner të ri, emri i të cilët është Michael O’Neill.

48-vjeçari është trajner i Irlandës së Veriut, por pas eliminimit nga Zvicra në playoff të Kupës së Botës, O’Neill pritet të largohet.

Dy skuadrat e O’Neill, si menaxher ishin: Brechin City (2006-2008) dhe Shamrock Rovers (2009-2011)./IndeksOnline/.