19:31 / E Premte, 17 Maj 2024 / Gj. Sh

Ky do të jetë trajneri i përkohshëm i Juventusit pas shkarkimit të Allegrit

Skuadra e Juventusit sot ka shkarkuar Masimilliano Allegrin nga posti i trajnerit.

Tekniku italian është shkarkuar pas sjelljeve të tij jo të mira ndaj gjyqtarëve dhe drejtuesve të klubit, gjatë finales së Kupës së Italisë ndaj Atalantas, shkruan IndeksOnline.

Trajner i përkohshëm i Juventusit deri në fund të sezonit do të jetë Paolo Montero.

Juventus vazhdon të punojë për të vulosur marrëveshjen me Thiago Motta si trajner i ri kryesor për sezonin e ardhshëm, derisa tashmë kanë dërguar edhe propozimin zyrtar./IndeksOnline/