75 Mall Live Search
12:54 / E Hënë, 27 Tetor 2025 / Z S

Ky do të jetë trajneri i Zhegrovës pas shkarkimit të Tudor-it

Juventusi ka njoftuar sot zyrtarisht shkarkimin e trajnerit Igor Tudor nga detyra e tij si trajner i ekipit të parë të meshkujve. Së bashku me kroatin, janë larguar edhe pjesëtarët e stafit të tij teknik: Ivan Javorçiq, Tomislav Rogiq dhe Riccardo Ragnacci.

Në njoftimin zyrtar, klubi bardhezi bën të ditur se drejtimin e përkohshëm të skuadrës ia ka besuar Massimo Brambilla-s, i cili do të jetë në stol për ndeshjen e radhës ndaj Udineses, të mërkurën në mbrëmje.

“Klubi falënderon Igor Tudorin dhe të gjithë stafin e tij për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë muajve të fundit dhe u uron gjithë të mirat në karrierën e tyre të ardhshme”, thuhet në komunikatën e Juventusit.