23:57 / E Enjte, 28 Qershor 2018 / indeksADMonline

Ky do të jetë transferimi i parë i Chelseat (Foto)

Skuadra e Chelseat pritet të bëjë një super goditje gjatë afatit kalimtar të verës.

Blutë e Londrës janë afër të nënshkruajnë me mesfushorin e Kombëtares së Rusisë, Aleksandr Golovin, shkruan IndeksOnline.

Lajmin e ka konfirmuar gazetari, Nizaar Kinsella, i cili është shumë afër me klubin nga Londra.

“Golovin do të jetë transferimi i parë i Chelseat gjatë verës”, ka shkruar Nizaar në rrjetet sociale.

Golovin është futbollist i CSKA Moskës dhe është vetëm 22 vjecar. Ai ka bërë afro 100 paraqitje dhe ka shënuar 12 gola.

Të interesuar për të ishin edhe disa klube të mëdha europiane, përfshi Juventusin./IndeksOnline/