15:09 / E Diele, 19 Janar 2020 / indeksADMonline

Ky emisioni i ri televiziv, pritet ta argëtoj publikun së shpejti

Një emision i ri mjaft atraktiv dhe me zhvillime interesante pritet që të filloj së shpejti.

Emisioni “Krejt ka pak”, pritet të filloj transmetimin në fillim të muajit shkurt, në Televizionin Publik të Kosovës dhe pritet të zgjasë 4 orë, duke u bërë emisioni i parë i një formati të tillë në Kosovë, shkruan Indeksonline.

“Kejt ka’ pak”, pritet të shfaqet çdo të diele pasdite në RTK.

Indeksonline mëson se ky emision do të përbëhet nga 5 pjesë.

1. Kuzhina.

2. Një pjesë e veçantë me fëmijë ku do të garojnë në lojë interesante mes fëmijësh.

3. Ka të bëjë me një garë mes talenteve në muzikë.

4. Pjesa e humorit, ku do tu ofrohet rasti adhuruesve të ‘Stand-upit’.

5. Teksa pjesa e fundit do të jetë befasi për shikuesit pasi që do të jetë një lojë me shikuesit.

/Indeksonline/