Ky është futbollisti që po kërcënon me vetvrasje nga ura

Futbollisti i Nice, Alexis Beka Beka po kërcënon me vetvrasje nga ura e këtij qyteti. Beka Beka e ka ndalur veturën e tij në korsinë emergjente dhe qe disa minuta është duke kërcënuar se do të hidhet nga ura.
Policia, ambulanca dhe psikologët e skuadrës po negociojnë me futbollistin. 22 vjeçari është futbollist i rregullt i Nice dhe nuk dihet arsyeja që e ka çuar deri tek kjo situatë./Indeksonline/
