11:15 / E Diele, 12 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Ky është 11 vjeçari që humbi jetën në aksidentin e mbrëmshëm në Pejë (Foto)

Në aksidentin e mbrëmshëm në Gllogjan të Pejës, pa shenja jete kishte mbetur Adriatik Krasniqi.

Vdekjen e 11 vjeçarit e kishte konstatuar mjeku në spitalin rajonal të Pejës.

Indeksonline mëson se Adriatik Kraniqi është nipi i dëshmorit Adrian Krasniqi.

Familja tashmë ka njoftuar se varrimi i djaloshit do të bëhet në fshatin Vranoc, në orën 14:00.

Kujtojmë se aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:21 minuta. Policia ka dhënë detaje duke sqaruar se rasti ka qenë vetë aksident, meqë vetura nuk i ishte përshtatur kushteve rrugore, shkruan Indeksonline.

Makina kishte rënë në një kanal të ujitjes dhe më pas është rrokullisur në një livadh. Aty janë lënduar pesë persona, ndërsa i vdekur kishte mbetur Adrian Krasniqi. /Indeksonline/