Ky është i mituri që në Arabinë Saudite u dënua me vdekje sepse protestoi!
Dënimet në Arabinë Sauditë bukur shpesh janë të paarsyeshme. Kështu një 18 vjeçar i ka shpëtuar ekzektimit dhe është dënuar vetëm me burg.
Murtaja Qureiris u arrestuar në moshën 13 vjeçare, dhe i njëjti ka marrë dënimin prej 12 vite burg. Ai ndodhet në burg që nga viti 2014 dhe se tani i kanë mbetur të qëndrojë në burg edhe për 3 vite të tjera.
Presioni ndërkombëtar në rritje mësohet se ka ndikuar në vendimin e gjykatës për të mos ekzekutuar të riun. Qureiris ishte vetëm 10 vjeç kur kreu të paktën një nga akuzat me të cilat përballet. Ai është akuzuar se shoqëroi vëllain e tij aktivist, Ali Qureris, në një udhëtim me motor në një stacion policor në qytetin lindor të Aëamiya, ku dyshohet se Ali hodhi Molotov në godinë.
Një nga krimet e tjera me të cilat përballet është marrja pjesë në barrimin e vëllait të tij. Qureiris i ka mohuar akuzat dhe është shprehur se dëshmitë i dha nën presion.
Në kohën e arrestimit, Qureiris u konsiderua nga avokatët dhe aktivistët si i burgosuri më i ri politik në Arabinë Saudite.