75 Mall Live Search
17:27 / E Martë, 15 Shkurt 2022 / k.v

Ky është 16 vjeçari kosovar që ka miliona shikime në Youtube

Leart Bucaliu, është 16 vjeçari i cili për dy vjet ka arritur miliona klikime në kanalin e tij zyrtar në Youtube.

Duke bërë video të ndryshme, ai u bë i njohur nga shumë njerëz dhe kjo ka bërë që ai mos ta ndalë punën.

Bucaliu, sot ka qenë i ftuar në emisionin e mëngjesit në T7 #Gjesi, ku ka treguar që të gjitha i bënë vetë, madje edhe montazhën, gjë që nuk është e lehtë aspak.

Ai ndër të tjera ka treguar, që e ka përkrahjen e familjes së tij.

Po ashtu ai rrëfen se mësimet nuk i lë asnjiherë anash.

Videot e tij mund t’i gjeni në kanalin TRP Matrix në Youtube.

Për të mësuar se si mund të bëni video të ndryshme dhe si të fitoni, klikoni KËTU.