Ky është 16 vjeçari që vdiq në Bjeshkët e Istogut, kishte ardhur për pushime nga Gjermania
Një person i mitur ka humbur jetën dje, në bjeshkët e ‘Lugut të butë” në Istog.
Indeksonline mëson se bëhet fjalë për 16 vjeçarin nga Peja, A. Lajqin.
Lajqi se bashku me disa të tjerë, të rinjë, kishin shkuar në këto bjeshkë, por për shkak të kushteve jo të mira atmosferike, me automjetin e tyre, ishin rrotulluar për më shumë se 300 metra në një humnerë.
Për pasojë, 16 vjeçari nuk arriti t’i mbijetojë lëndimeve të marra, duke vdekur në vend.

Indeksonline, mëson se Lajqi ishte djal hastret i familjes, vëlla i dy motrave.
I ndjeri jetonte në Gjermani dhe se me familje kishte ardhur në Kosovë për pushime, përkatësisht Pejë.

Ndryshe, dy të lënduarit : E.M. 1995 ( shofer mjeti), dhe F.S.1998 (udhëtar), janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor.
Nga Policia kanë theksuar se Hetuesit e Trafikut rajonal për hetimin e aksidenteve janë duke u marrë me rastin në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit, për të kuptuar rrethanat e këtij aksidenti me fatalitet.
Indeksonline ka siguruar edhe fotografitë në vendin ku ka ndodhur aksidenti./Indeksonline/