75 Mall Live Search
23:10 / E Diele, 23 Mars 2025 / FR

Ky është 19-vjeçari që mbeti i vrarë në Vushtrri

Një incident me të shtëna me armë zjarri ka pasur sot rreth orës 20:35, ku si pasojë një person ka mbetur i vrarë.  

IndeksOnline ka mësuar se bëhet fjalë për 19-vjeçari,  Ardit Zymeri, ku si pasojë e plagëve ka humbur jetën. 

Të njëjtat burime pohojnë se i dyshuari është identifikuar dhe është nga fshati Dumnicë i Vushtrrisë, dhe i përketë familjes Dibrani. 

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ku njoftoi se si pasojë  e plagëve të  pësuara nga arma e zjarrit ka humbur jetën një person rreth moshës 19 vjeçar.  

“Rreth orës 20:35 min policia  ka pranuar informatën për  të  shtëna nga arma e zjarrit, ngjarja  ka ndodhur në  rrugën ” Galip Badivuku” ne Vushtrri. Nga hetimet fillestare behet e ditur se si pasojë  e plagëve të  pësuara nga arma e zjarrit ka humbur jetën viktima mashkull/ kosovar rreth 19 vjeçar. Njësitet përkatëse policore ndodhen ne vendin e ngjarjes dhe janë  në  kërkim  të  personit të  dyshuar”, ka thënë Zahiti./IndeksOnline/ 

Pamje të rënda nga vendi i ngjarjes ku mbeti i vrarë një 19-vjeçar në Vushtrri – Indeksonline.net