23:46 / E Hënë, 19 Gusht 2019 / indeksADMonline

Ky është 19-vjeçari shqiptar që humbi jetën sot në Itali

Një 19 vjeçar nga Elbasani humbi jetën mëngjesin e sotëm në Kremona pasi u përplas nga një furgon, ndërsa po shkonte me motorrin e tij në punë.

Viktima mësohet se është Ledio Cërriku, i cili vetëm dy ditë më vonë do festonte 20 vjetorin.

Ledio banonte prej vitesh në qytetin Romagna.

Edhe pse kishte vendosur kokore, i riu shqiptar nuk mundi ti mbijetonte përplasjes së fortë, pasi goditi kokën në asfalt, gjë që i shkaktoi vdekjen.