Ky është 20 vjeçari nga Ferizaj, arrestohet për hajni!

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka arrestuar një person në fshatin Lloshkobare.
Burime të “Indeksonline” bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Besnik Avdylin.
20 vjeçari ishte i kërkuar në bazë të dy urdhëresave së Gjykatës Themelore në Ferizaj për dy vepra penale ‘’ Vjedhje e rëndë ’’, me dënim burgimi, njëra prej një (1) viti dhe tjetra prej gjashtë (6) muajve.
Kësisoj, pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës. /Indeksonline/