75 Mall Live Search
16:58 / E Martë, 14 Dhjetor 2021 / OSH

Ky është 26 vjeçari që vdiq në QKUK pasi u godit nga vetura në Prizren

Një person në Prizren që pësoi aksident më 1 dhjetor nuk ka mundur t’i bëjë ballë plagëve të marra dhe ka vdekur në QKUK.

Sipas Policisë së Kosovës, ai vdiq të hënën mbrëma.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

I riu që nuk arriti t’u bëjë ballë plagëve është 26 vjeçari, Mert Gjejlani.

Lajmin e kanë bërë të ditur në Facebook miku i 26-vjeçarit, i cili ka shkruar disa fjalë prekëse për Mertinin.

“Sot mora lajmin më të hidhur në jetën time. Jam shume i mërzitur për vdekjen e shokut tim të dashur Mert Gjejlani. Shoku im Mert ma ke kput zemrën. Gjithmonë ka me t’kujtu me mall. Kemi kalu shumë kohëra e momente t’mira se bashku. Zoti e paska shkru që ti të jesh afër ti Zoti të shpërbleft me parajs shoku im Merti”, ka shkruar ai.