Ky është 28-vjeçari që vdiq sot në aksidentin në Ferizaj

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të së dielës në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, ku një person ka humbur jetën.
Burimet e IndeksOnline mësojnë se i ndjeri është R.Kashtanjeva, 28 vjeçar.
Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Ku ka thënë se sipas hetimeve fillestare, shkaku i aksidentit dyshohet të jetë mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës.
”Më 29.06.2025, rreth orës 03:00, në rrugën magjistrale Ferizaj – Prishtinë, në fshatin Muhovc të Ferizajt, është raportuar për një aksident me pasoja fatale.
Në aksident është përfshirë një veturë e tipit Fiat me targa vendore, që drejtohej nga një person , mashkull, 28 vjeç. Sipas hetimeve fillestare, shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës, me ç’rast vetura ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e trafikut rajonal të Ferizajt, autoambulanca dhe zjarrfikësit. Ekipi mjekësor në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e drejtuesit të automjetit. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.” ka thënë Veseli për IndeksOnline.