75 Mall Live Search
13:51 / E Premte, 10 Tetor 2025 / P M

Ky është 30-vjeçari ndaj të cilit policia shtiu në “Vranjevc”

Një incident me armë zjarri ka ndodhur sot në lagjen “Vranjevc” të Prishtinës, ku policia ka ndërhyrë ndaj një personi të dyshuar, i cili ishte në kërkim.

Burime për Indeksonlinet bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Leotrim Kaçiun, rreth 30 vjeç, ndaj të cilit ishte lëshuar një urdhërarrest dhe që kërkohej nga policia prej kohësh.

Enis Pllana, zëdhënës i Policisë së Kosovës për kryeqytetin ka konfirmuar për Indeksonlinen, se zyrtarët e Njësisë për realizimin e urdhëresave kanë tentuar ta ndalonin personin e kërkuar L.K. (1996) derisa ishte në një veturë në rrugën e sipërshënuar.

“Sot, rreth orës 12:00, në rrugën ‘Fahri Fazliu’, zyrtarët e Njësisë për realizimin e urdhëresave kanë tentuar ta ndalonin personin e kërkuar L.K. (1996) derisa ishte në një veturë në rrugën e sipërshënuar. I dyshuari ka refuzuar urdhrat policorë dhe ka arritur të largohej duke rrezikuar zyrtarët, njëri nga të cilët në përpjekje për ta ndaluar të dyshuarin ka përdorur edhe armën zyrtare. Personi i dyshuar ka arritur të largohej duke  shkaktuar një aksident trafiku me të lënduar dhe dëme materiale. Lidhur me rastin janë njoftuar institucionet kompetente”, tha Pllana.