75 Mall Live Search
15:47 / E Premte, 25 Dhjetor 2020 / A. M.

Ky është 30 vjeçari që vrau babain me thikë, në Prizren

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në Prizren.

Indeksonline mëson se M.Halili, është 30-vjeçari që vrau me thikë babain e tij.

Ndryshe, Policia e Prizrenit ka konfirmuar rastin tragjik ku djali vrau me thikë babain e tij.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit Shaban Osmanollaj, ka treguar për IndeksOnlinen se djali M.H. 30- vjeçar ka sulmuar babin e tij 50-vjeçar, dhe se ai nuk ka mundur t’i përballonte plagët e marra.

Ngjarja e rëndë që ka tronditur Prizrenin ka ndodhur pak para orës 14:00.

“Ju informojmë se sot më 25 dhjetor 2020 rreth orës 13:55 një qytetar e ka njoftuar stacionin policor Prizren-Veri se ne lagjen “Dardania”, rruga “Nazim Kokollari” është duke ndodhur një rast dhune në familje, ku djali është duke i sulmuar prindërit. Patrulla policore ka arritur në vendngjarje dhe ka arrestuar personin e dyshuar M.H. rreth 30-vjeçar, i cili e ka sulmuar prindin e tij me thikë. Si pasojë e plagëve të marra, viktima (prindi) babai rreth 50-vjeçar ka ndërruar jetë. Emergjenca, njësitet policore dhe forenzika kanë dalë në vendin e ngjarjes”, ishte përgjigjja e tij për IndeksOnline.

prizren night, a photo from Kosovo, South | TrekEarth