75 Mall Live Search
10:24 / E Shtunë, 28 Maj 2022 / OSH

Ky është 30 vjeçari që u vra në Ferizaj

IndeksOnline ka raportuar në mëngjesin e së shtunës për një vrasje në komunën e Ferizaj.

IndeksOnline mëson nga burime të sigurta se 30 vjeçari, Gazmend Hyseni, ka mbet i vrarë nga të shtënat me armë zjarri.

Policia e Kosovës ka njoftuar:

Me daten 28.05.2022 rreth orës 00:53 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se, në rrugën “Rexhep Bislimi”  tek marketi ” Euro Market” në Ferizaj kishte të shtëna me armê zjarri. Patrullat e policisë menjëherë ju kanë përgjigjur kësaj thirrje dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes,  më pas edhe hetuesit dhe krim teknikët e Sektorit Rajonal të Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj.Nga hetimet e para,  dyshohet se personi me inicialet Q.J ( M/K) i moshës 30 vjeçar,  ka shtënë me armë zjarri në personin tjetër me inicialet G. H (M/K) i moshës 30 vjeçar, i cili si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo e konfirmuar nga mjekët e spitalit të Ferizajt”./IndeksOnline/