75 Mall Live Search
11:54 / E Diele, 23 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Ky është 34 vjeçari nga Gostivari, që ndërroi jetë pas aksidentit në Trudë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në fshatin Trudë, në magjistralen Prishtinë- Podujevë.

Burime të Indeksonline bëjnë me dije se viktima është Xh.Selami 34 vjeç nga Gostivari i Maqedonisë.

Lëndime të rënda trupore ka marrë edhe vozitësi, i cili aktualisht po merr tretman në QKUK.

Me vendimin e Prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML, kurse dy vozitësit e dyshuar dërgohen në qendrën e mbajtjes, njëri prej tyre nën mbikëqyrjen Policore në QKUK. /Indeksonline/