75 Mall Live Search
20:38 / E Enjte, 10 Dhjetor 2020 / Blerim

Ky është 40 vjeçari që vdiq sot, pasi ra nga lartësia

IndelsOnline ka mësuar se Ukshin Krasniqi, është 40 vjeçari që vdiq sot pasi ishte duke rregulluar ndriçimin në një skenë teatrale ka rënë nga një lartësi prej  5- 6 metrash.

Viktima kishte pësuar lëndime trupore dhe nga ekipi i mjekëve emergjent është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin.

QKUK ka konfirmuar se i lënduari ka ndërruar jetë nga lëndimet e marra.