13:28 / E Martë, 25 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Ky është 45-vjeçari nga Podujeva që vdiq pasi e zuri lisi i rrëzuar nga erërat e forta

Për shkak të erërave të forta mbrëmë, një person ka ndërruar jetë pas rrëzimit të një peme.

Sipas policisë, një pemë-lis e cila është rrëzuar nga erërat e fort ka zënë viktimën mashkull K-Shqiptar punëtor i një autoservisi.

Viktima është dërguar ne QKUK ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se i njëjti është pa shenja jete.

I ndjeri është Sami Mehmeti, 45-vjeçar, nga fshati Halabak i Podujevës

Sipas një njoftimi, varrimi i të ndjerit bëhet sot në varrezat e fshatit Halabak nga ora 15:30.