Ky është 57 vjeçari që u gjet pa shenja jete në Pejë

Në mëngjesin e sotëm rreth orës 08:15 është gjetur pa shenja jete një person në rrugën “Wesly Clarck” në Pejë.
Burimet e Indeksonline kanë bërë të ditur se personi që është gjetur i vdekur është ish puntor i KEK-ut, Naim Rexhahmetaj.
Ndërsa rastin për Indeksonline e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ku tha se personi është i moshës rreth 57 vjeç.
“Personi është gjetur në perimetrin e shtëpisë. Mendohet të jetë i moshës rreth 55 vjeçare. Vdekja është konstatuar nga emergjenca e qytetit ndërsa ekipet policore të hetuesisë ndodhen në vendngjarje për ekzaminim të rrethanave dhe fakteve”, tha Gashi./Indeksonline/