75 Mall Live Search
13:08 / E Enjte, 12 Shkurt 2026 / P M

Ky është 58-vjeçari që tentoi të grabiste bankën, sipërmarrës në fushën e ndërtimeve, dyshohet se ka borxhe të pashlyera

Ky është autori që tentoi të grabiste sot bankën në zonën e ish-parkut të autobusëve në Tiranë, Bardhyl Fusha.

Gazetarja e Top Channelit Dorjana Bezat mëson se 58-vjeçari është një sipërmarrës në fushën e ndërtimit, ndërsa ka qenë i proceduar disa herë pas denoncimeve nga klientët për mosshlyerje pagesash.

Dyshohet se ai ka borxhe të pashlyera dhe për këtë qëllim ka ndërmarrë këtë akt.