Ky është 69 vjeçari nga Mitrovica që vdiq në Mavrovë – Pati sulm në zemër

Dje në Qendrën Turistike në Mavrovë të Maqedonisë Veriore ndërroi jetë një 69 vjeçar nga Kosova.
Indeksonline mëson se bëhet fjalë për Nimon Mustafa nga fshati Zhabari i Mitrovicës. Ai kishte ndërruar jetë pas kishte pasur sulm në zemër.
Mustafa kishte shkuar në Mavrovë me familjarët e tij për pushime. Mjeku i kishte sugjeruar atij që të marrë ajër të pastër.
I ndjeri kishte pasur probleme me zemër. Momentin kur kishte pasur sulmin, ai kishte qenë në korridorin e hotelit./Indeksonline/