75 Mall Live Search
15:37 / E Martë, 16 Korrik 2019 / indeksADMonline

Ky është aktori që do të luaj rolin e Elvis Preasley në filmin e ri

Aktori dhe këngëtari Austin Butler është zgjedhur për të luajtur Elvis Presley në filmin e ri pas një gare ndërmjet disa artistëve për këtë rol, transmeton Indeksonline.

Warner Bros mori vendimin e tij, duke lënë pas artistë të mëdhenjë si Harry Styles, Ansel Elgrot dhe Miles Teller që kishin qenë në garë për të luajtur rolin.

Butler foli vetë për rolin e tij të madh në Instagram, duke cituar fjalë nga kënga e Presley “Love Me Tender”.

Kjo duket të jetë një vit i mirë për aktorin 27 vjeçar amerikan, i cili gjithashtu është hedhur në lojë për filmin e ri të Tarantinos: “Once upon a Time”.

Ylli i ri mund të shihet edhe në filmin me zombie të regjisorit Jim Jarmusch “The Dead Do not Die dhe “The Great Gatsby” ka komentuar përzgjedhjen e Butler për rolin duke thënë: “E dija që nuk mund ta bëja këtë film nëse zgjedhja nuk do të ishte absolutisht e drejtë, dhe ne kërkuam një aktor me aftësi të plotë për të luajtur këtë rol”.

Ndryshe Austn Butler është një aktorë i ri 27 vjeçarë nga Kalifornia që po korrë suksese të mëdha në karrierën e tij. /Indeksonline/