Ky është alpinisti kosovar që vdiq aksidentalisht në Valbonë

Mediat në Shqipëri raportuan dje se në Valbonë, më saktësisht në lokacionin e njohur si “Maja e Thatë”, një alpinist nga Kosova ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme.
Policia e Tropojës, në një formë, konfirmoi që viktima mund të ketë vdekur, duke iu referuar si “trup i pajetë” kur raportoi se është kërkuar ndërhyrja me helikopter, nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes.
Burimet e IndeksOnline mësojnë se i ndjeri është Liridon Azemi, nga fshati Dumnicë e Podujevës.
I ndjeri jetonte jashtë shtetit të Kosovës.
Policisë dhe shërbimeve emergjente të Shqipërisë u doli në ndihmë edhe Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, të cilët u nisën drejt Valbonës me të marrë informacionin.
Këta të fundit konfirmuan se ka përfunduar operacioni i kërkimit./Indeksonline/