Ky është amerikani i parë që luan për Barcelonën

Skuadra e Barcelonës ka më shumë se një shekull që është krijuar, por në përbërjen e saj nuk ka pasur asnjëherë futbollist amerikan.
Kjo tabu u thye sot në ndeshjen miqësore kundër Gimnasticas, transmeton Indeksonline.
17 vjeçari, Konard De La Fuente u bë amerikani i parë që luan një ndeshje me ekipin e parë të Barcelonës.
Këmbëshpejti amerikan luan si sulmues ansor dhe është ndër më të mirët tek Barcelona B./Indeksonline/
