Ky është artisti i radhës që konfirmohet në “Sunny Hill Festival”

Tanimë janë konfirmuar disa prej yjeve botëror që do të performojnë në “Sunny Hill Festival”.
Fituesit të dyfishtë të Sanremos, Mahmod, DJ turk, Burak Yeter, Diplos e disa artistëve të tjerë do t’i bashkohet edhe DJ Regard.
Dardan Aliu, i njohur si DJ Regard u bë e ditur së fundmi se do të marrë pjesë në “Sunny Hill”.
Lajmi u konfirmua në një postim të faqes zyrtare të “Sunny Hill” të ndarë në Instagram.