75 Mall Live Search
17:14 / E Enjte, 16 Tetor 2025 / Z S

Ky është asambleisti më i votuar në qytetin e Gjakovës

Tashmë në qytetin e Gjakovës janë numëruar votat brenda qytetit. Pas numërimit të votave del se kandidati më i votuar në qytetin e Gjakovës është Amir Mamusha me 448 vota.

Ai është rënditur në pozitën e dytë pas Ardian Gjinit. Sipas Mamushës ky sukses nuk është personal, por fryt i një pune të përbashkët, i përkushtimit dhe i bashkëpunimit me shumë njerëz të ndershëm që besuan në këtë rrugëtim.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

Pas përfundimit të numërimit në kutitë e qytetit, kam dalë i pari në listën e AAK-së në Gjakovë. Ky rezultat është një nder dhe përgjegjësi e madhe për mua, dhe mbi të gjitha, është dëshmi e besimit që qytetarët e Gjakovës kanë treguar ndaj meje dhe ndaj vizionit tonë për një Gjakovë më të mirë.

Ky sukses nuk është personal, por fryt i një pune të përbashkët, i përkushtimit dhe i bashkëpunimit me shumë njerëz të ndershëm që besuan në këtë rrugëtim.

Falënderoj me zemër ekipin tim për angazhimin e palodhur dhe çdo bashkëpunëtor që qëndroi pranë meje gjatë gjithë fushatës.

Një falënderim i veçantë i takon Kryetarit tonë, Ardian Gjini, për udhëheqjen e tij të palëkundur, për frymëzimin, për besimin që ka treguar ndaj nesh dhe për vizionin që bashkon të gjithë Gjakovën.

Muajin e ardhshëm, së bashku vulosim fitoren e mandatit të tretë për Ardian Gjinin!

I juaji,

Amir Mamusha