75 Mall Live Search
21:48 / E Martë, 30 Dhjetor 2025 / H F

Ky është autori i dyshuar i ab*zimit të 12-vjeçares në Pogradec, ishte mik i familjes

Personi që shihni në foto është autori i dyshuar i abuzimit të 12-vjeçares në Pogradec.

Rushan Selko është identifikuar dhe arrestuar nga policia rreth ngjarjes së rëndë.

Një 12-vjeçare pas një vizite në spitalin e Korçës, ka rezultuar shtatzënë, rreth 22 javëshe.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se e mitura është abuzuar seksualisht me forcë nga një i moshuar me njohje familjare me familjen e të miturës.

Rasti është evidentuar pasi vajza kishte ndryshime fizike, çka detyroi prindërit ta çonin në spital për ekzaminim. Pas vizitës u konfirmua se e mitura ishte shtatzënë.

Mësohet se i moshuari, i dyshuar rreth 70 vjeç, e ka kërcënuar vazhdimisht të miturën për të mos treguar ngjarjen, ndërsa policia ka bërë arrestimin e këtij të fundit.