75 Mall Live Search
16:32 / E Hënë, 06 Tetor 2025 / BA

Ky është autori i vrasjes brenda Gjykatës së Apelit në Tiranë

Është zbuluar identiteti i të dyshuarit për vrasjen e rëndë brenda Gjyaktës së Apelit në Tiranë.

I dyshuari quhet Elvis Shkambi që ndryshe njihet si Gjon Shkambi, rreth të 30-ave, i cili ishte palë në një proces gjyqësor për një çështje pronësie.

I njëjti ka qëlluar me armë zjarri gjyqtarin Astrit Kalaja duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse. Pos viktimës, edhe dy persona të tjerë raportohet se janë plagosur e që janë babë e bir, transmeton Klankosova.tv.

Mediat në Shqipëri raportojnë se të plagosurit janë në gjendje stabile.