75 Mall Live Search
12:09 / E Mërkurë, 09 Nëntor 2022 / B O

Ky është “baba” i ngulitjeve në Kosovë, njihuni me Zekajn, basketbollistin që po e kërkojnë plot skuadra në Superligë

Skuadra e Ligës së Parë, Istogu po kalon në formë fenomenale këtë sezon. Skuadra e udhëhequr nga Fikret Shatri rënditet në pozitën e dytë tabelare me 16 pikë, një më pak se Bora që është lidere.

Njëri nga lojtarët që ka shpërthyer te Istogu është Mirlind Zekaj. Reprezentuesi i Kosovës U20 ka statistika fenomenale këtë sezon.

Zekaj i njohur me nofkën “Mërrka” ka shënuar mbrëmë plot 38 pikë në ndeshjen ndaj Marigona Hill.

Zekaj ka mesatare prej 19 pikë për ndeshje dhe është i bindur se në ndeshjet e radhës shifrat do t’i rris.

Formën e tij e kanë vërejtur edhe disa skuadra të Superligës që po kërkojnë shërbimet e tij në afatin e janarit.

Zekaj kishte oferta edhe jashtë vendit por që për shkak të vizës nuk arriti të provohej në Evropë.

21 vjeçari shquhet për efikasitetin në gjuajtje, lojën e fortë në mbrojtje dhe është njëri nga basketbollistët më atraktivë në Kosovë me ngulitjet e hatashme që bën./Indeksonline/