23:41 / E Premte, 15 Tetor 2021 / OSH

Ky është banori i parë që u largua nga “Big Brother VIP” me votat e publikut

Sonte ka përfunduar votimi në “Big Brother VIP”.

Gjatë gjithë javës, publiku ka votuar për njërin nga banorët që do largohet nga shtëpia.

Dhe, moderatorja Arbana Osmani sapo ka bërë publike se  Elhaid Cufi   është votuar për tu larguar nga “Big Brother VIP”.

Ndryshe, Sabiani, Beniada, Sheila dhe Ardit Çuni do të vazhdojnë qëndrimin në shtëpi.