Ky është banori i preferuar i Elijonës nga Big Brother VIP
Në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 4”, Elijona dhe Shkurta kanë zhvilluar një bisedë të çiltër rreth sezoneve të mëparshme të programit, duke sjellë reflektime dhe preferenca personale.
Gjatë diskutimit, Elijona nuk hezitoi të zbulojë se cili edicion ka lënë gjurmë tek ajo. Me plot bindje, ajo tha se pjesa e dytë e “BBVK” mbetet e pakalueshme krahasuar me të tjerat.
“Ai u konë Bigu jem i preferum. Nuk e di a ka pasë ndonjëherë Big ma të mirë. U kanë shumë nice. Debate interesante. Ai Big më ka tërheq shumë. I vetmi Big që e kam përcjellë. I treti jo shumë,” u shpreh Elijona, ndërsa Shkurta u pajtua me mendimin e saj.
Ajo tregoi edhe për konkurrentin që e kishte fituar simpatinë e saj në atë kohë, duke e zbuluar hapur preferencën:
“Unë kam pasë qejf me fitu Blerando,” tha ajo.
Ndërkohë, jashtë mureve të shtëpisë, Elijona po përjeton një rritje të madhe të famës. Performanca e saj brenda programit ka bërë që profili i saj në Instagram të shpërthejë në shifra rekord — vetëm në muajin e fundit, llogaria e saj ka mbledhur mbi 150 milionë shikime, duke e kthyer në personazhin më të komentuar të këtij edicioni.

