75 Mall Live Search
22:56 / E Hënë, 18 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Ky është banori që u eliminua sonte nga Big Brother VIP Kosova

Publiku ka vendosur se banori që duhet menjëherë ta ndërpresë garën për çmimin e madh në Big Brother VIP Kosova është Besi.

Besi ishte bërë pjesë e kastit të edicionit të dytë të BBVK, që prej natës startuese, derisa këtë fundjavë ishte i nominuar bashkë me Ganiun dhe Bucin.

Nominimi ishte i tipit automatik dhe ishte dënim nga “Vëllai i Madh”, pasi që treshja e lartcekur kishin përdorur shprehje të pahijeshme kundrejt personave të tjerë brenda shtëpisë.