17:29 / E Premte, 19 Prill 2019 / indeksADMonline

Ky është ‘bosi’ i ri në Radio Televizionin e Kosovës

Ngadhnjim Kastrati ka marrë votat e 6 anëtarëve të bordit nga 7 që ishin të pranishëm për t’u zgjedhur drejtor i ri i RTK-së.

Mirëpo, pavarësisht kësaj, bordi ka kërkuar interpretim ligjor për shkak të paqartësive në ligj.

“Bordi i Radio Televizionit të Kosovës (RTK) duke u bazuar në nenin 30 pika 7 të Ligjit për RTK-në sot ka votuar në mënyrë të hapur për kandidatët për Drejtor të Përgjithshëm. Kandidati i parë ka marrë 6 vota për dhe një kundër”, ka thënë Afërdita Maliqi, kryetare e Bordit të RTK-së.

“Bazuar në nenin 30, pika 4, ku thotë se ‘kuorumi mbledhjeve të Bordit është gjashtë (6) anëtarë’, dhe meqenëse neni 32.3 i Ligjit për RTK-në është i paqartë rreth cilësimit të 2/3 të anëtarëve, Bordi ka vendosur që të kërkojë interpretim ligjor për këtë nen. Pas marrjes së interpretimit ligjor, Bordi do ta konstatojë gjendjen”, tha Maliqi për Indeksonline

Ndryshe, në garë për drejtor të RTK-së ishin: Ngadhnjim Kastrati, Nexhmedin Spahiu, Menduh Abazi, Lorik Arifaj, Ragip Luta, Festim Kabashi dhe Azem Bujupi.